18 Janar 2019 Presidenti Meta dekreton emërimin e Kryeministrit Edi Rama edhe Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
D E K R E T PËR EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 208 prot., datë 14.01.2019, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 91 prot., datë 14.01.2019,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Edi Rama, Kryeministër, emërohet edhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 11062 Tiranë, më 18.01.2019PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
]]>