Presidenti Meta dekreton emërimin e Gjeneral brigade Ilir Hasan Xhebexhia, “Komandant” i Forcës Detare

Presidenti Meta dekreton emërimin e Gjeneral brigade Ilir Hasan Xhebexhia, “Komandant” i Forcës Detare

DEKRET

PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE

Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 4265/1 prot., datë 01.10.2020,

D e k r e t o j:

Neni 1

Gjeneral brigade Ilir Hasan Xhebexhia, me detyrë “Zëvendës Përfaqësues Ushtarak në NATO, Atashe Ushtarak i RSH-së në Belgjikë dhe jo-rezident në Francë”, në Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit, në Ministrinë e Mbrojtjes, emërohet “Komandant” i Forcës Detare.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 11574
Tiranë, më 02.10.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META