2 Tetor 2020 Presidenti Meta dekreton emërimin e Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, “Komandant” i Forcës Tokësore
DEKRET
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS TOKËSORE
Në mbështetje të neni 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa “c)”, e ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes me nr. 4264/1 prot., datë 01.10.2020,
D e k r e t o j:
Neni 1
Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, me detyrë “Komandant”, i Batalionit të Mbështetjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, emërohet “Komandant” i Forcës Tokësore.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 11573
Tiranë, më 02.10.2020
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META