6 Tetor 2017 Presidenti Meta dekreton dhënien e gradës personale “Ambasador” diplomatit të karrierës Z. Ilir Boçka
D E K R E T
PËR DHËNIEN E GRADËS PERSONALE “AMBASADOR”
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 47, pika 6 dhe 7, të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme,
D e k r e t o j
Neni 1
Dhënien e gradës personale “Ambasador” diplomatit të karrierës Z. Ilir Boçka.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10625
Tiranë, më 06.10.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META