Presidenti Meta dekreton dhënien e gradës madhore “Kundëradmiral”, Kapitenit të Rangut të Parë Adnand Dëfrim Agastra

Presidenti Meta dekreton dhënien e gradës madhore “Kundëradmiral”, Kapitenit të Rangut të Parë Adnand Dëfrim Agastra

D E K R E T
PËR
DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92, germa “d)”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j:

Neni 1

Kapiten i Rangut të Parë Adnand Dëfrim Agastra, me detyrë “Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes”, në Forcën Detare, i jepet grada madhore “Kundëradmiral”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 13345
Tiranë, më 26.11.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META