Presidenti Meta dekreton dhënien e gradës madhore “Gjeneral Major”, Bajram Rushit Begajt

Presidenti Meta dekreton dhënien e gradës madhore “Gjeneral Major”, Bajram Rushit Begajt

D E K R E T
PËR
DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92 germa “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikes 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit nr.64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Brigade Bajram Rushit Begaj, me detyrë “Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes” i jepet grada madhore “Gjeneral Major”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 11535
Tiranë, më 03.07.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META