26 Nëntor 2021 Presidenti Meta dekreton dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade”, Kolonelit Ferdinant Vasil Dimo
D E K R E T
PËR
DHËNIE GRADE MADHORE
Në mbështetje të nenit 92, germa “d)”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j:
Neni 1
Kolonel Ferdinant Vasil Dimo, me detyrë “Komandant”, në Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarit (Qendra e Stërvitjes Bazë), në Akademinë e Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 13344
Tiranë, më 26.11.2021
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META