Presidenti Meta dekreton dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade”, Kolonelit Editson Jani Zarka

Presidenti Meta dekreton dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade”, Kolonelit Editson Jani Zarka

D E K R E T
PËR
DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92, germa “d)”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j:

Neni 1

Kolonel Editson Jani Zarka, me detyrë “Drejtor i Inspektimit të Përgjithshëm”, në Ministrinë e Mbrojtjes, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 13347
Tiranë, më 26.11.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META