29 Qershor 2020 Presidenti Meta bën homazhe dhe nderon simbolin e valles shqiptare, “Nderin e Kombit”, Besim Zekthi
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta bëri sot homazhe në Muzeun Historik Kombëtar për ndarjen nga jeta të artistit të shquar, valltarit simbol të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, Besim Zekthi, të vlerësuar me Dekoratën e lartë “Nder i Kombit”.
President Meta, pasi vendosi një kurorë me lule dhe u shprehu ngushëllimet më të tjera anëtarëve të familjes Zekthi dhe të afërmve, kolegëve e bashkëpunëtorëve, vuri në dukje:
Vepra dhe kujtimi i tij do të jenë të përjetshëm!
Njëkohësisht inkurajoj artistët e rinj të frymëzohen nga personaliteti që i madhi Besim Zekthi krijoi për të çuar më tej gjithçka që ai arriti me aq pasion dhe sakrifica në skenë!
Dua të theksoj se kujtimi më i mirë i Besim Zekthit, por dhe i të gjithë personaliteteve si ai, është të ruajmë trashëgiminë tonë kulturore, të jemi krenarë për përkatësinë tonë shqiptare dhe të forcojmë identitetin kombëtar. Kjo është rruga më e shpejtë edhe për t’u integruar si të barabartë në familjen europiane.”