Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 2330

Lajme

Presidenti merr pjesë në 120 vjetorin e shkollës shqipe në fshatin Iballë të Pukës

120 vjet arsim shqip në Iballën e Pukës.

“Historia e shkollës tuaj e tregon fort qartë sa e shenjtë është gjuha për ne shqiptarët. Ju keni bërë shumë për fshatin tuaj. Ne si shtet kemi përgjegjësinë të bëjmë edhe më shumë që kjo pasuri të ruhet, kultivohet. Puna juaj meriton më shumë mbështetje, më shumë promovim, më shumë të ardhura”- u shpreh mes të tjerash Presidenti Begaj.

IMG 2329

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e kremtimit të 120 vjetorit të shkollës së Iballës në Pukë, e para shkollë shqipe e hapur në malësinë e Pukës nga “shkollari” Kol Zezaj, ku kanë mësuar shkrim e këndim mijëra nxënës.

IMG 2328

Në përvjetorin e shkollës, komuniteti i Iballës organizoi një ceremoni që bëri bashkë të shkuarën dhe të sotmen duke risjellë në vëmendje personalitetet e dala nga kjo shkollë, kontributi i të cilëve është shënuar në momentet më kyçe të historisë së Shqipërisë.

IMG 2339

Në fjalën përshëndetëse, Kreu i Shtetit vlerësoi përpjekjet e komunitetit për kapërcimin e sfidave si edhe angazhimin e mësuesve të Iballës për të përcjellë dije ndër breza.

IMG 2331

Presidenti Begaj mori pjesë në disa aktivitete siç ishin çelja e muzeut të shkollës, nderimi që iu bë kontrubuesit të hapjes së kësaj shkolle ”Frrok Kol Pemati”, ceremonia e emërtimit të rrugës “I Lumi Fran Miraka” dhe një koncert nga artistë të Iballës të ardhur nga gjithë bota.

IMG 2334

Në ambientet e shkollës u ekspozuan librat e autorëve të dalë nga kjo shkollë dhe tablo pikturash për peisazhin e kësaj malësie.

IMG 2332