Presidenti i Republikës së Shqipërisë

original 56C36F4A A775 496D 950F 9359C7FC11FE

Lajme

Presidenti i Republikës zhvillon takim me përfaqësues të organizatave jofitimprurësë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të organizatave jofitimprurëse që veprojnë në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Presidenti Begaj shprehu vlerësimin ndaj përfaqësuesve të organizatave, për kontributin e tyre të deritanishëm në drejtim të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri.
original E150A2FD F1CA 4B46 B794 CFCBF12433F7

Përgjatë takimit, Presidenti dhe përfaqësuesit e organizatave diskutuan mbi sfidat aktuale të demokracisë shqiptare dhe sesi Institucioni i Presidentit mund të bashkëpunojë me ta për ta mbrojtur dhe përforcuar atë.