Presidenti i Republikës së Shqipërisë

WhatsApp Image 2024 04 16 at 15.22.00

Lajme

Presidenti i Republikës, takim me Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Prishtinë, në kuadër të forumit ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, u takua sot me Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

Presidentët e dy shteteve riafirmuan nevojën për thellimin e bashkëpunimit, bazuar në interesat reciproke, partneritetin në NATO dhe perspektivën e përbashkët evropiane.

Presidenti Begaj vlerësoi rolin e Sllovenisë në procesin e anëtarësimt të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Presidenti Begaj, gjithashtu, përgëzoi homologen e tij për aktivizimin e Sllovenisë në rajon me nismat që kanë prodhuar progres konkret, stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm si; Samiti “Brdo-Brijun”, Samiti “Bled-it” apo Procesi i Berlinit.

Zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik ishte një tjetër temë që dy presidentët zhvilluan duke theksuar që të dy vendet kanë mundësi që mund edhe duhet të shfrytëzohen.