09/02/2025• Mesazhe• Bianka Hada
“Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës!
Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset Euroatlantike”, – shkroi Presidenti Bajram Begaj në llogarinë e tij në facebook pas përfundimit të procesit të votimit në Republikën e Kosovës.