Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 4660

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me ligjvënësit britanikë të Dhomës së Lordëve dhe Komunëve

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot një grup ligjvënësish nga Dhoma e Lordëve dhe Komunëve të Parlamentit Britanik, përfaqësues të partive të ndryshme politike.

IMG 4661

Në takim u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe situatën në rajon.

Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe e cilësoi Mbretërinë e Bashkuar si “një avokate të proceseve integruese të Shqipërisë”.

IMG 4662

Presidenti i Republikës falënderoi qeverinë britanike për mbështetjen e dhënë në disa qytete në Veri të Shqipërisë përmes projektit “Perspektiva të reja” për të rinjtë dhe bizneset, si dhe paraqiti vizionin e tij mbi të ardhmen për një zhvillim të qëndrueshëm të këtyre zonave.

Presidenti Begaj vlerësoi, gjithashtu, partneritetin mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar.