Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, pranon Letër Kredencialet e Ambasadorit të ri të Pakistanit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri, jo rezident, të Republikës Islamike të Pakistanit në Shqipëri, Sh. T. Z. Ali Javed.
Kreu i Shtetit pranoi Letër Kredencialet dhe e uroi Ambasadorin Javed për detyrën e re.
Në takim u theksua rëndësia e shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë për të diskutuar më gjerësisht mbi agjendën e bashkëpunimit në të ardhmen, si edhe nevoja e gjallërimit të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare.
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, shprehu bindjen për zhvillimin dhe nxitjen e bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Pakistanit, si edhe për bashkëpunimin në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë globale.