Presidenti i Republikës së Shqipërisë

logo e institucionit Presidenti slider

Lajme

Presidenti Begaj mesazh në 2-vjetorin e nisjes së agresionit rus në Ukrainë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh në 2-vjetorin e nisjes së agresionit rus në Ukrainë, luftë e cila vazhdon të sjellë viktima dhe shkatërrime, bashkë me rrezikun e përhapjes së konfliktit.

“Sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit”, – shprehet Presidenti Begaj, i cili sjell në vëmendje pasojat e kësaj lufte.

Kreu i Shtetit rikonfirmon qëndrimin e Shqipërisë krah Ukrainës dhe në mbrojtje të vlerave universale.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës në faqen e Tij zyrtare në Facebook.

“Dy vjet nga agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës.

Sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit.

Ukraina sot është ndërgjegjja jonë.

Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik.

Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe në mbrojtje të vlerave universale”.