Presidenti i Republikës së Shqipërisë

c6ddb80c 3aa4 451b 8c47 11208bc50253

Lajme

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me Kryetarin e Parlamentit të Landit të Saksonisë, z. Matthias Rößler

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot Kryetarin e Parlamentit të Landit të Saksonisë, z. Matthias Rößler. 

Takimi u fokusua në marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, të cilat u vlerësuan si të shkëlqyera, si dhe gjatë bisedës u theksua nevoja për intensifikimin dhe ngritjen e tyre në një nivel më të lartë.   

Presidenti Begaj vlerësoi z. Matthias Rößler për mikpritjen dhe mundësinë e integrimit të shqiptarëve që jetojnë në Landin e Saksonisë.