20/05/2024• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti në një takim aktivistin dhe sipërmarrësin nga Lugina e Preshevës, z. Muharrem Salihu, kandidat për Parlamentin Evropian në siglën e koalicionit ”Stati Uniti d’ Europa”.
Presidenti Begaj, duke i uruar suksese në këtë garë, e përgëzoi zotin Salihu, për angazhimin në përkrahje të pakicave, në veçanti për ndihmën e dhënë ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi.
Gjatë bisedës, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes bashkatdhetarëve shqiptarë.
Duke vlerësuar modelet e suksesshme të shqiptarëve nëpër botë, Presidenti i Republikës shprehu bindjen se ata do te jenë gjithmonë kontribuues për kombin, veç imazhit të mirë që përcjellin në vendet ku jetojnë e punojnë.