24/10/2022• Akte Ligjore, Archive, Decrees• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 8 dhe nenin 10, pika 1 dhe pika 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
D E K R E T O J:
Neni 1
Caktimin e datës 14 Maj 2023, për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Dekret nr. 13864
Tiranë, më 24.10.2022
BAJRAM BEGAJ