Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Juridike, Archive, Dekrete

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve vendore 2023

Stema per dekretet e sakte e1695984479812

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

D E K R E T 

PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 8 dhe nenin 10, pika 1 dhe pika 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i  Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

 D E K R E T O J:

Neni 1

         Caktimin e datës 14 Maj 2023, për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.

Neni 2

      Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Dekret nr. 13864

Tiranë, më 24.10.2022                                                     

BAJRAM BEGAJ