16 Gusht 2022 Presidenti Begaj zhvillon takime me drejtues të opozitës parlamentare shqiptare dhe përfaqësues të partive minoritare në Kosovë
Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj është takuar, në selinë e Kuvendit, me drejtues të opozitës parlamentare shqiptare dhe përfaqësues të partive minoritare.
Kreu i Shtetit nënvizoi si shumë të rëndësishëm dialogun dhe qëndrimin e përbashkët mes të gjithë faktorëve politikë në Kosovë, për sfidat madhore me të cilat përballet vendi.
Për Presidentin Begaj, bashkëpunimi ndërparlamentar dhe ndërinstitucional mes Shqipërisë dhe Kosovës, duhet të vijohet me punë intensive dhe të matshme, për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve dypalëshe, si dhe shtimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, sidomos në atë ushqimore dhe energjetike.