26/10/2022• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipërisë (FIAA).
Anëtarë të kësaj shoqate janë pjesa më e rëndësishme e biznesit të huaj në Shqipëri si bankat, shoqëritë e sigurimeve, telekomunikacionit, shërbimeve, pasurive të paluajtshme si dhe bizneset e prodhimit të energjisë, mineraleve dhe naftës.
Presidenti Begaj e vuri theksin te rëndësia e klimës së favorshme të investimit dhe atmosferës sociale, sidomos në kohë sfidash dhe krizash.
Kreu i Shtetit e vlerësoi rolin e kësaj shoqate si një monitorues i klimës së biznesit dhe ndërmjetës në dialogun mes komunitetit të biznesit e institucioneve shqiptare dhe shprehu besimin për bashkëpunimin sa më të mirë me qëllim nxitjen e investimeve të huaja në Shqipëri.