Presidenti Begaj zhvillon një bisedë telefonike me kampionen Luiza Gega
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me kampionen e Europës, Luiza Gega.
“Bisedë emocionuese telefonike me kampionen tonë, Luiza Gega. Frymëzim, por mbi të gjitha përgjegjësi, për ta mbështetur në rrugëtimin e saj si krenari e Shqipërisë!” – u shpreh Presidenti Begaj.