Presidenti i Republikës së Shqipërisë

97a1aacc 87f0 49fa ba58 dc9891abc5cd

Lajme

Presidenti Begaj viziton spitalin dhe universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitoi sot, me ftesë të Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, spitalin dhe universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë.
Presidenti Begaj përgëzoi dhe falënderoi Fondacionin për të gjithë kontributin për të përmirësuar ofertën shëndetësore në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një shtyllë mbështetëse për shëndetësinë dhe edukimin shëndetësor në vendin tonë për shumë vite.
10e0291d 6e92 4ac7 b268 cc614068baf3
“Kontributi juaj për përgatitjen e shumë brezave të rinjsh e të rejash, për t’i pajisur ata me njohuritë dhe aftësitë shëndetësore, është i jashtëzakonshëm për shëndetin dhe mirëqenien e Shqipërisë sonë. Ju jo vetëm shëroni shëndetin nëpërmjet shëndetësisë, por kujdeseni edhe për shpirtin nëpërmjet formimit të njeriut dhe zhvillimit të komunitetit.
Ky është misioni juaj dhe patjetër që hapja e këtij spitali kontribuon akoma më shumë në përmbushjen e këtij misioni. Shëndetësia është një nga themelet më kryesore të një shoqërie të shëndetshme dhe të qëndrueshme që ne duam të ndërtojmë”, – u shpreh Presidenti Begaj.
e530deb7 8f83 4e8e adba ce9ea6f48a79
“Patjetër që sfidat janë të shumta, sfidat duhen përballuar dhe përballimi i këtyre sfidave kërkon përgatitje dhe aftësi profesionale. Unë jam i sigurt që Fondacioni është i përgatitur dhe sfidat kanë të bëjnë me konkurrencën globale, me burimet njerëzore, kanë të bëjnë me konkurrencën e digjitalizimit, kanë të bëjnë me nevoja të vazhdueshme për trajtime afatshkurtra, afatmesme, afatgjata, dhe po ashtu kërkojnë jo thjesht një investim ekonomik, por edhe një besim tek e ardhmja. Por, mbi të gjitha, kjo sfidë ka të bëjë me mbajtjen e profesionistëve të shëndetësisë në vend, që ata të edukohen këtu, të punojnë këtu, të kenë standardet e punës në vendin e vet. Ju përfaqësoni një model suksesi”.
1cf40a1e 59dd 4c32 bd79 3dbca6666ffb
Presidenti Begaj, në një takim me studentët e këtij universiteti,  i inkurajoi ata, ndërsa u shpreh se profesioni i mjekut nuk është një profesion i zakonshëm si gjithë të tjerët, por është një mision për t’u shërbyer njerëzve që kanë nevojë kurdo dhe kudo.
“Sigurisht, secili nga ne ka një mënyrë të zgjedhë të punojë ku të dëshirojë. Por, do doja shumë që ta shikonit këtë profesion si një kontribut për shoqërinë, të shërbeni për familjen tuaj, për vendin tuaj”.
Gjatë vizitës në spitalin “Zoja e Këshillit të Mirë” Presidenti Begaj u takua me pacientë dhe mjekë të këtij institucioni.
771c4c74 767b 41e3 8d51 41c42b5e47ee