24/05/2024• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, bashkë më Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Sh. S. Znj. Nataša Pirc Musar zhvilluan sot një vizitë në qytetin e Vlorës.
Kreu i Shtetit e njohu Zonjën Musar me mundësitë që Shqipëria ofron për vizitorët e huaj, të cilët kanë interes të zbulojnë historinë, traditat, natyrën, bregdetin dhe plazhet shqiptare të Adriatikut dhe Jonit.
Drejtuesit e dy shteteve së bashku me delegacionet dypalëshe vizituan Kishën e Shën Mërisë të Manastirit të Zvërnecit.
Presidenti Begaj dhe Presidentja Musar, shprehën gatishmërinë për rritje të bashkëpunimit ekonomik kryesisht në fushën e turizmit, si dhe nevojën për shkëmbime eksperiencash mes dy shteteve për hartimin e nismave që i shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm.