Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 1880

Lajme

Presidenti Begaj vizitë në Bolonja të Italisë, ku u prit nga fëmijë e prindër të shkollës shqipe

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë në Bolonja të Italisë, ku u prit nga fëmijë e prindër të shkollës shqipe, një investim i Shoqatës “Korabi” në këtë rajon për të ruajtur e trashëguar gjuhën amtare.

IMG 1879

Gjithashtu, Presidenti Begaj vizitoi kompaninë “Poti”, sipërmarrje e një shqiptari të suksesshëm, në të cilën janë të punësuar shqiptarë e italianë.

IMG 1878

Ndërsa i falënderoi për mikpritjen, Presidenti i Republikës përgëzoi komunitetin shqiptar të këtij rajoni për sipërmarrjen në biznese, bashkëpunimin me qytetarët italianë, si dhe angazhimin për ruajtjen e identitetit.

IMG 1882

“Mos e harroni kurrë atdheun e të parëve! – këshilloi Kreu i Shtetit bashkatdhetarët, duke i inkurajuar: “Vazhdoni të punoni me dinjitet, duke ngritur lart flamujt e vendit nga keni ardhur dhe vendeve që ju kanë mirëpritur, ashtu siç shpalosen dhe flamujt në hyrje të sipërmarrjes suaj”.

IMG 1889

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Begaj zhvilloi takime të veçanta me Kryetarin e Bashkisë së Bolonjës, z. Matteo Lepore, me Presidentin e sapozgjedhur, Michele de Pascale, dhe atë në detyrë të rajonit Emilia-Romagnia, znj. Irene Priolo. Presidenti i Republikës vlerësoi rolin e komunitetit shqiptar në Itali, të arbëreshëve dhe Diasporës së re, por edhe të qytetarëve dhe bizneseve italiane në Shqipëri, duke i cilësuar ata si një urë të re bashkëpunimi.

IMG 1884

Kreu i Shtetit vlerësoi se marrëdhëniet e shkëlqyera politike janë pasuar nga marrëdhëniet ekonomike shumë të mira, duke theksuar afrimin mes qytetarëve të dy shteteve: të shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali dhe të italianëve që kanë zgjedhur të investojnë e të jetojnë në Shqipëri.

IMG 1886