Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 1085

Lajme

Presidenti Begaj uron nga Sheshi i Flamurit në Vlorë të gjithë shqiptarët

Presidenti i Republikës uroi sot nga Sheshi i Flamurit në Vlorë të gjithë shqiptarët:

“Gëzuar Festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit!

IMG 1082

Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912 , i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar  

Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora  e pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar.”

IMG 1083

Presidenti i Republikës krah autoriteteve më të larta të Shqipërisë dhe Kosovës vendosi kurorën me lule në vendprehjen e Ismail Qemalit.

IMG 1084