Presidenti i Republikës së Shqipërisë

67c7aa4d 99bb 41e5 86a7 2e61653067d4

Lajme

Presidenti Begaj uron Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, uroi Mitropolitin Joan Pelushi për zgjedhjen e tij si Kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

“Shumë urime për Kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Hirësinë e tij, Imzot Joanin!

Nën drejtimin e tij, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit, paqes dhe vlerave shpirtërore për besimtarët dhe për gjithë shoqërinë shqiptare”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Zgjedhja e Kryepeshkopit të ri shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin ortodoks në Shqipëri.

Mitropoliti Joan Pelushi u zgjodh në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë pas ndarjes nga jeta disa muaj më parë të Hirësisë së Tij, Anastasit.