Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 8402

Lajme

Presidenti Begaj uron festat e fundvitit efektivëve shqiptarë të Forcave të Armatosura në Novo Selo, Bullgari

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në vijim të vizitës në Bullgari, u takua sot me efektivët e Forcave të Armatosura që shërbejnë në Grup batalionin e NATO-s, të stacionuar në Novo Selo, në kuadër të masave te shtuara te vigjilencës “Enhanced Vigilance Activity”.

IMG 8394

Kreu i Shtetit përgëzoi ushtarët, oficerët dhe nënoficerët, që janë pjesë e kësaj strukture për shërbimin e çmuar ndaj vendit.

Presidenti, gjithashtu, shprehu mirënjohjen për efektivët qe festat e fundvitit i gjejnë në krye të detyrës.

IMG 8399

“Ju, këto festa ju gjejnë larg familjes dhe njerëzve tuaj të dashur, por në krye të detyrës dhe në shërbim të një misioni fisnik në ruajtje të paqes, sigurisë, lirisë dhe prosperitetit. 

Presidenti e vlerësoi shërbimin e ushtarakëve shqiptarë në misionet e NATO-s, duke theksuar se me sakrificën, përkushtimin, përgegjshmërinë dhe disiplinën e treguar, ata kanë lartësuar emrin e Shqipërisë si një anëtare e denjë e Aleancës Veri-Atlantike.

IMG 8395