Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 4419 1

Lajme

Presidenti Begaj uron besimtarët ortodoksë shqiptarë nga Mitropolia e Beratit

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zgjodhi të urojë besimtarët ortodoksë shqiptarë nga Mitropolia e Beratit, ku u prit nga hirësia e tij, Asti, dhe qytetarët ortodoksë beratas, që e pritën me “Këndimin e Kolendrave” ose, siç quhet në Berat, “Dalja e yllit”.

IMG 4420“Jemi mirënjohës për respektin dhe dashurinë që keni treguar çdo ditë tuajën si President për ortodoksët shqiptarë.

IMG 4422Për mua, si Mitropolit i ri i Beratit, është kënaqësi e madhe t’ju kem këtu”, – ishin fjalët e Mitropolitit së Beratit, hirësisë Asti, drejtuar Kreut të Shtetit.

Presidenti Begaj u shpreh: “Le të jetë kjo ditë një moment për të falënderuar Zotin për bekimet që kemi dhe për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. Të bashkuar, të mbështetur në vlerat tona të lashta dhe në shpirtin e pandarë të popullit tonë, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Shqipërinë.

IMG 4423Uroj që kjo Krishtlindje të sjellë gëzim dhe harmoni në çdo familje shqiptare, brenda dhe jashtë atdheut. Le të mbushemi me frymëzim për të përballuar të nesërmen me kurajë, dashuri dhe besim të plotë në potencialin tonë.

IMG 4424Gëzuar Krishtlindjen! Paçi shëndet, paqe dhe lumturi në jetët tuaja!

IMG 4425