20/01/2025• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh. T. Z. Donald Trump, pas inaugurimit të tij.
“Urimet më të përzemërta në ditën tuaj të inaugurimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, @realDonaldTrump. SHBA-ja mbetet dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë dhe burim paqeje dhe sigurie. Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë”.