04/04/2023• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, takoi sot një përfaqësi të Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë të kryesuar nga Presidenti i këtij Unioni, z. Besim Ndregjoni, në vitin e kujtesës për krimet e komunizmit.
Presidenti Begaj vlerësoi rezistencën që i është bërë regjimit komunist nga të persekutuarit dhe theksoi rëndësinë që ka vlerësimi real i qëndresës së tyre nga shoqëria shqiptare.
“Ne duhet të jetojmë të ardhmen, pa harruar të kaluarën.”- theksoi Presidenti.
Në përfundim të takimit, Kreu i Shtetit u shpreh se në 50-vjetorin e Revoltës së Spaçit do të jetë me heronjtë e mbijetuar të Revoltes në ish-burgun famëkeq për të nderuar kryengritësit e lirisë.