Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Image 7

Lajme

Presidenti Begaj takohet me Presidenten e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Zv. Kryeministren e Sllovenisë dhe Kryetarin e Bashkisë së Lubjanës

Gjatë vizitës zyrtare në Slloveni, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, u takua në një drekë pune me Zëvendëskryeministren njëherësh dhe Ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, znj. Tanja Fajon.
Image 8
Presidenti Begaj i shprehu mirënjohje znj. Fajon për mbështetjen e vyer që ajo personalisht dhe Sllovenia i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.
Për Kreun e Shtetit, është e rëndësishme që të vijojë bashkëpunimi mes dy vendeve, fokusuar tek interesat e përbashkëta strategjike. Presidenti Begaj ripërsëriti nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të mirëpritur investimet sllovene.
Kreu i Shtetit gjatë vizitës shtetërore në Slloveni u takua edhe me Presidenten e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, zonjën Urška Klakočar Zupančič. Gjatë takimit, Presidenti Begaj shprehu rëndësinë që ka bashkëpunimi mes institucioneve të dy vendeve për ndarjen e eksperiencave më të mira.
Image 6
Kreu i Shtetit nënvizoi se në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria vlerëson mbështetjen e institucioneve të Sllovenisë, ndaj thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit është i mirëpritur dhe i domosdoshëm.

Presidenti Begaj pati gjithashtu një takim me Kryetarin e Bashkisë së Lubjanës, z. Zoran Janković. Zhvillimi i qyteteve në mënyrë të qëndrueshme në të mirë të mirëqenies së qytetarëve dhe planetit ishin në fokus të bisedës së Kreut të Shtetit me z. Janković.

Image 9