Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 4277

Lajme

Presidenti Begaj takohet me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, që ndodhet në Baku Azerbajxhan, i ftuar nga “Nizami Ganjavi International Center” si folës kryesor në Forumin Ndërkombëtar të Bakut, pati edhe disa takime dypalëshe.

Kreu i Shtetit u takua me homologen e tij, Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova.

IMG 4276“Me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë,

bashkëpunimin për të avancuar në procesin e integrimit në BE, angazhimin si aleatë në NATO dhe rolin e shqiptarëve si faktor shtetformues e paqedashës”, – shkroi Presidenti në rrjetet e tij sociale.