Presidenti i Republikës së Shqipërisë

original DD80504D 4E3B 494A BF3B 24143B32D870

Lajme

Presidenti Begaj takohet me Mbretin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Madhërinë e Tij Abdullah i II

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj u takua në Nju Jork edhe me Mbretin e Jordanisë, Madhërinë e Tij Abdullah i II.
Presidenti Begaj vlerësoi  bashkëpunimin mes dy vendeve si të nevojshëm për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështje në sfera të ndryshme me interes të ndërsjellë.
IMG 20230923 WA0017
Në veçanti Presidenti Begaj dhe Mbreti Abdullah i II u ndalën tek mundësitë për nxitjen e bashkëpunimit në fushën ekonomike me fokus të vecantë turizmin.
Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu edhe rolin që ka luajtur deri më tani Jordania për paqen dhe sigurinë e rajonit të Lindjes së Mesme.