Presidenti i Republikës së Shqipërisë

WhatsApp Image 2024 07 05 at 11.27.42

Lajme

Presidenti Begaj takime të veçanta me drejtuesit e dy dhomave të ligjvënësve polakë

Gjatë qëndrimit në Varshavë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi takime të veçanta me drejtuesit e dy dhomave të ligjvënësve polakë.
Presidenti Begaj u prit fillimisht nga Kryetari i Parlamentit, Sh. T. Z. Szymon Hołownia dhe më pas nga Kryetarja e Senatit, Sh. S. Znj. Małgorzata Kidawa-Błońska.

WhatsApp Image 2024 07 05 at 11.27.42 1

Bisedat u fokusuan në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Polonisë, të vlerësuara në nivel të shkëlqyer politik, si dhe në nevojën e bashkimit përballë sfidave të epokës, me të cilët përballen dy shtetet që mbrojnë vlera të përbashkëta europiane.
Presidenti i Republikës shprehu bindjen për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

WhatsApp Image 2024 07 05 at 11.27.43
Për sa i përket mbështetjes së Polonisë ndaj Shqipërisë për Integrimin në BE, Presidenti Begaj theksoi se shpreson në nxitjen dhe përshpejtimin e këtij procesi kur Polonia të marrë Presidencën e Këshillit Evropian në fillim të vitit 2025.

WhatsApp Image 2024 07 05 at 11.27.43 1
Kreu i Shtetit vlerësoi njohjen nga ana e Polonisë te shtetit të Kosovës duke qenë një ndër vendet e para dhe kërkoi vendosjen e plotë të marëdhënieve diplomatike në një të ardhme sa më të afërme.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi edhe një ceremoni nderimi pranë varrit të Ushtarit të Panjohur në Varshavë, kuvendosi një kurorë me lule.