12/06/2024• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në Ditën e Çlirimit të Kosovës u takua në Prishtinë me z. Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.
Presidenti Begaj i shprehu edhe një herë zotit Haradinaj vlerësimin për kontributin e tij e të bashkëluftëtarëve për çlirimin e Kosovës.
“Liria e Kosovës ka në themel luftën e heronjve të saj, bij të shqipes nga çdo anë, si dhe mbështetjen e vendosur të miqve, partnerëve tanët strategjikë, që besuan në kauzën e drejtë të lirisë. Ne u jemi mirënjohës përjetë atyre”, – theksoi Presidenti Begaj.