16/03/2025• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për tragjedinë e rëndë që ndodhi në qytetin e Koçanit, Maqedonia e Veriut, ku një zjarr në një diskotekë shkaktoi vdekjen e rreth 50 personave dhe lëndimin e shumë të tjerëve.
“I tronditur nga tragjedia e ndodhur, nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve nga zjarri i rënë në një diskotekë në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut. Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për familjarët që humbën të afërmit e tyre dhe për të gjithë popullin fqinj të Maqedonisë së Veriut”, – deklaroi Presidenti Begaj.
Ai shtoi se lutjet e tij dhe të popullit shqiptar janë me të lënduarit, duke uruar që ata të gjejnë shërim të shpejtë dhe dhimbja të mos rëndohet më tej në qytetin e Koçanit.