Presidenti i Republikës së Shqipërisë

logo e institucionit Presidenti slider

Lajme

Presidenti Begaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistit Agim Doci

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistit Agim Doci, ndërsa dërgoi edhe një kurorë lulesh në homazhet e lamtumirës së fundit.

Në telegramin e ngushëllimit dërguar familjarëve të poetit, Presidenti Begaj e vlerëson “Mjeshtrin e Madh” Agim Docipër frymëzimin e brezave me dashurinë për shqiptarinëpërmes teksteve të këngëve patriotike.

“Njerëz të tillë mbeten përgjithmonë në memorien e popullit dhe kombit, dhe kujtohen me nderim, respekt e dashuri”, -shprehet Presidenti i Republikës, i cili vlerëson edhe rolin intelektual të Agim Docit në shoqërinë shqiptare.