Presidenti i Republikës së Shqipërisë

WhatsApp Image 2024 05 01 at 11.37.40

Lajme

Presidenti Begaj rikthehet mes shqiptarëve në Kalabri: Doja të mbaja premtimin

Presidenti i Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, e nisi turin e dytë të vizitave në rajonin e Kalabrisë nga Civita, (Çifti), një qytet në provincën e Kozencës, i ndërtuar nga një çift arbëreshësh më shumë se 500 vjet më parë.

WhatsApp Image 2024 05 01 at 11.37.41

Për të nderuar Kreun e Shtetit shqiptar, arbëreshët në Civita kishin organizuar një pritje zyrtare në institucionin e Këshillit Komunal, ku u shkëmbyen mendime për identitetin, kombin dhe ardhmërinë, si edhe për zgjidhjen e problemeve dhe forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kalabrisë.

WhatsApp Image 2024 05 01 at 11.37.42

Në emër të banorëve arbëreshë në Civita, Kreut të Shtetit iu urua mirëseardhja në kishën e Civita-s nga famulltari i kishës, i cili ju drejtua Presidentit në arbërisht, duke i thënë: “Kur hyn në këtë kishë, ke hyrë në zemrën e besimit të arbëreshëve”. Historia e komunitetit është gdhendur në basorelievët e kësaj kishe, e cila është ndërtuar në vitin 1510.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Civita e vlerësoi Presidentin Begaj për këtë vizitë në Kalabri,

Kreu i Shtetit iu përgjigj duke u shprehur se thjesht kishte mbajtur një premtim të dhënë: “Ne si shqiptarë kemi një proverb të vjetër, që thotë se fjala e dhënë dhe fjala e mbajtur janë shumë të rëndësishme. Para disa kohësh bëra një vizitë të parë këtu në rajonin e Kalabrisë dhe të gjithë kryetarët e komunave donin që unë t’i vizitoja.

WhatsApp Image 2024 05 01 at 11.37.43

Premtova që do të kthehesha sërish, sepse në një vizitë është e pamundur t’i shohësh të gjitha komunat dhe bashkitë arbëreshe në Itali. Sot jam shumë i lumtur që realizova dëshirën e kryetarit të bashkisë dhe, natyrisht, për emocionet e përftuara nga bujaria e qytetarëve të Civita, nga mikpritja, këngët e kënduara shqip dhe veshjet e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme për mua.”

WhatsApp Image 2024 05 01 at 11.37.43 1

Presidenti Begaj përcolli falënderim për Italinë fqinje, që sikurse hapi dyert për arbëreshët, tregoi të njëjtën qasje edhe ndaj shqiptarëve me ndihma pas vështirësive të viteve ‘90, duke pritur emigrantët e dalë nga izolimi, e më vonë duke integruar Diasporën e re të Shqipërisë.

WhatsApp Image 2024 05 01 at 11.37.43 2

Gjatë qëndrimit në Civita, Presidenti Begaj vizitoi dhe Muzeun Etnografik, ku përmes veshjeve, pikturave dhe dokumenteve, tregohej historiku i këtij komuniteti. Civita, me autenticitetin në arkitekturë, ka frymëzuar piktorin Ibrahim Kodra, që e ndërkombëtarizoi identitetin arbnor përmes pasqyrimit në art të shtëpive të kësaj komune.

WhatsApp Image 2024 05 01 at 11.37.43 3

E gjithë kjo dëshmi e gjallë historike, sipas Presidentit Begaj, duhet përcjellë edhe te brezat e rinj”.

WhatsApp Image 2024 05 01 at 11.37.45

Presidenti Begaj vlerësoi kontributin që arbëreshët i kanë dhënë kombit, ndërsa premtoi se do të jetë gjithmonë krah tyre për të vijuar me hapa të tjerë konkretë që i shërbejnë ruajtjes së arbërishtes.

WhatsApp Image 2024 05 01 at 11.37.45 1

“Arbëreshët janë pjesë e rëndësishme e kujtesës së kombit tonë.

Ju jeni shembull i rrallë i ruajtjes së identitetit, historisë, gjuhës, kulturës dhe ritit”, – u shpreh Presidenti Begaj.

WhatsApp Image 2024 05 01 at 11.37.45 2