Presidenti i Republikës së Shqipërisë

0c5adc14 4d85 4e2e a226 b881bd14917d

Lajme

Presidenti Begaj “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë.  Këtë titull, të Kreut të Shtetit ia dhuroi  Pallagorio, komunë në Provincën e Krotones.  Këshilli i kësaj komune, i drejtuar nga kryebashkiaku Umberto Lorecchio, vendosi me unanimet të plotë të nderojë Presidentin e Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me titullin “Qytetar Nderi” i Pallagorios.

b1ebc2a9 6819 4b2d 820f 3442c2ce4ee7

Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen  e tij më të thellë duke theksuar se e çmon jashtëzakonisht respektin dhe vlerësimin e tyre. “Ju siguroj, – u shpreh Presidenti Begaj, se do të vijoj angazhimin tim e të institucionit që drejtoj për të zhvilluar më tej marrëdhëniet midis arbëreshëve dhe shqiptarëve”.

Kryetari i Shtetit e cilësoi nderimin e sotëm nga arbëreshët e Pallagorios si një nga momentet  në jetë që të shënjon shumë fort,  të lë mbresa të pashlyeshme, por edhe është një përgjegjësi dhe angazhim për të vijuar nismat për Arbërinë.