Presidenti i Republikës së Shqipërisë

1667479101944

Lajme

Presidenti Begaj priti përfaqësuesit e Komunitetit të Sant Exhidios, Imzot Vincenzo Paglia dhe Dr. Mario Giro

Harmonia dhe bashkëjetesa ndërfetare janë vlera të kombit shqiptar që na bëjnë të ndjehemi gjithnjë krenarë, u shpreh Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në takimin e sotëm me Imzot Vincenzo Paglia, një nga drejtuesit kishtar të Komunitetit të Sant Exhidios si dhe anëtarin e këtij komuniteti, ish-ministrin e jashtëm të Italisë, Dr. Mario Giro.

1667479101950

Presidenti Begaj vlerësoi rolin e Imzot Paglias për promovimin e paqes dhe dialogut që prej ditëve të para të ndryshime demokratike në Shqipëri, përmes vëmendjes së veçantë që ai i kishte kushtuar gjatë gjithë këtyre tre dekadave zhvillimeve në Shqipëri, Kosovë dhe në gjithë rajonin e Ballkanit

1667479101960

Duke iu referuar motos së Komunitetit të Sant Exhidios për “ndërtim urash përmes miqësisë”, Presidenti Begaj vlerësoi në mënyrë të veçantë kontributin e këtij komuniteti në Shqipëri, në mbështetje të njerëzve e grupeve në nevojë, ofrimit të shërbimeve sociale për moshën e tretë dhe njerëzit e vetmuar ku kujdesi për personat me sëmundje mendore ka marrë një vlerë shumë të madhe.