Presidenti i Republikës së Shqipërisë

amb shutz

Lajme

Presidenti Begaj pret në takim Drejtoren për Evropën Juglindore dhe Turqinë, në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Ambasadoren Susanne Schütz

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj priti në një takim Drejtoren për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet anëtare të EFTA-s, në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, Ambasadoren Susanne Schütz, me të cilën bisedoi mbi bashkëpunimin dypalësh dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën evropiane të vendeve të këtij rajoni.

Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë.