Presidenti i Republikës së Shqipërisë

presidenti begaj komandanti KFOR

Lajme

Presidenti Begaj pritet në takim nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajári

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj është pritur në takim nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajári.

presidenti begaj komandanti KFOR 2Komandanti i KFOR-it e ka informuar Presidentin Begaj mbi situatën e sigurisë në Kosovë, e veçanërisht në veri të saj, ndërsa ka vlerësuar profesionalizmin e efektivëve të FA-së, në misionin e KFOR-it.

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi rolin e pazëvëndësueshëm të NATO-s dhe KFOR-it, për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë rajonin.

presidenti begaj komandanti KFOR 5 Presidenti i Republikës është ndalur gjithashtu dhe në Pejë, ku është takuar me efektivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, pjesë e misionit paqeruajtës KFOR.

presidenti begaj komandanti KFOR 3 presidenti begaj komandanti KFOR 4Ndërsa vlerësoi kontributin e çdo efektivi të FA-së, Presidenti Begaj kërkoi kujdes në përmbushjen e misionit të tyre.

presidenti begaj komandanti KFOR 6“Rendi kushtetues i Kosovës nuk duhet cënuar”, tha Presidenti Begaj gjatë takimit me efektivët e Forcave të Armatosura.

presidenti begaj komandanti KFOR 7