Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 5935 1

Lajme

Presidenti Begaj pret të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara David Wisner

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj priti sot të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, z. David Wisner.
IMG 5937 1
Gjatë takimit, Kreu i Shtetit rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.
IMG 5936 1
Presidenti Begaj theksoi gjithashtu rolin kyç të SHBA-së në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.
IMG 5938 1

Në këtë kuadër, Presidenti Begaj e konsideroi thelbësore mbështetjen e SHBA-së në rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vendin tonë.