Presidenti i Republikës së Shqipërisë

CDDC5CC4 EA2B 43F1 8BF6 C45911C365DC

Lajme

Presidenti Begaj pret të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit të Republikës së Koresë së Jugut, z. Sungmin Jang

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj priti sot të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit të Republikës së Koresë së Jugut, z. Sungmin Jang. Gjatë takimit, Presidenti Begaj dhe i Dërguari i Posaçëm, z. Jang, ndanë vizione të përbashkëta mbi bashkëpunimin politik dhe ekonomik midis dy vendeve.

B0E5BA95 17E0 40EA 8D46 5DDCCC5FFE44Presidenti Begaj nënvizoi rëndësinë që kanë shkëmbimet e vizitave të nivelit të lartë si një kontribut për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe inkurajim të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Kreu i Shtetit vlerësoi vendimin e qeverisë koreano jugore për heqjen e vizave midis dy vendeve, proces që do të mundësojë zhvillimin e turizmit.