Presidenti i Republikës së Shqipërisë

SHEFI SHTABIT ITALIAN scaled

Lajme

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë, Admiral Giuseppe Cavo Dragone

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot në takim Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë, Admiral Giuseppe Cavo Dragone.
Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer në fushën e mbrojtjes ndërmjet Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Italisë, si dhe falënderoi Admiral Dragone për kontributin që Italia ka dhënë në transformimin dhe në modernizimin e Forcave tona të Armatosura.
SHEFI SHTABIT ITALIAN 1 scaledPresidenti Begaj vlerësoi rolin dhe kontributin që Forcat e Armatosura të Italisë japin në misione dhe në operacione të NATO-s.
Fryma e miqësisë dhe e bashkëpunimit mes efektivëve dhe Forcave tona të Armatosura, është konsoliduar falë edhe pjesëmarrjes së përbashkët në misione të NATO-s, si ato në Afganistan apo në misione të tanishme në Kosovë dhe Bullgari.
Presidenti Begaj diskutoi me Admiral Dragone lidhur me zhvillimet në rajon, si dhe vlerësoi drejtimin me kompetencë, profesionalizëm dhe me paanshmëri të misionit të KFOR-it nga ana e Italisë.
Presidenti Begaj theksoi se në këtë kohë sfidash është e rëndësishme forcimi i bashkëpunimit, si në kuadër të NATO-s, ashtu edhe në nivel bilateral e rajonal.