30/03/2025• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Sh. T. Dr. Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa. Në takim u vlerësua bashkëpunimi i deritanshëm dhe ndihma që Liga Botërore Islame ka dhënë për Shqipërinë. Presidenti i Republikës u shpreh për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, duke siguruar një ndërveprim sistematik institucional midis Shqipërisë dhe të gjithë Ligës Botërore Myslimane.
Presidenti i Republikës përgëzoi Dr. Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa për lidershipin në Ligën Botërore Myslimane, duke inkurajuar paqen dhe bashkëjetesën, duke ofruar ndihmë humanitare, duke nxitur dialogun me të gjitha kulturat dhe duke luftuar ekstremizmin përmes mesazhit për moderim e drejtësi.
“Shqipëria, – theksoi Presidenti i Republikës, vlerëson përpjekjet e Ligës Arabe për partneritet me aktorët ndërkombëtarë në adresimin e krizave humanitare”.