19/03/2025• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot Presidenten e organizatës Rotary International, znj. Stephanie Urchick.
Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit dhe projekteve humanitare që mbështeten nga kjo organizatë në Shqipëri, Kosovë dhe rajon. Presidenti Begaj i përcolli zonjës Urchick falënderime për ndihmën e dhënë ndaj Shqipërisë gjatë tri dekadave të pranisë së Rotary International në vend.
Kreu i Shtetit shprehu angazhimin e Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit me Rotary International dhe Distriktin Shqiptar Rotarian në realizimin e projekteve që adresojnë shqetësime të vërteta, si edhe probleme të prekshme të shtresave në nevojë të shoqërisë.