04/06/2024• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot përfaqësinë drejtuese të shoqatës “Gratë, Paqja dhe Siguria”.
Ky takim pason sesionin e Forumit të 10-të Ndërkombëtar të Veprimit të Shoqërisë Civile (ICAN), që u mbajt një ditë më parë në Parlamentin e Shqipërisë.
Gjatë bashkëbisedimit, Kreu i Shtetit u njoh me përpjekjet e Rrjetit Ndërkombëtar të Veprimit të Shoqërisë Civile, ndërsa mori përgëzime për ndihmën që Shqipëria ka dhënë në pritjen e grave afgane.
Presidenti i Republikës theksoi nevojën e bashkëpunimit mes përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe në veçanti forcimin e rolit të grave për të zgjidhur sfidat e paqes dhe sigurisë globale, si dhe për të avancuar agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”.